Spahiu: Në shesh kundër Berishës
30/04/2013 00:00
Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu u bëri edhe një herë thirrje
shqiptarëve që të protestojnë të mërkurën, më 1 maj në sheshin
‘Skënderbej’ kundër kryeministrit Berishës.
Përmes një deklarate për mediat, Spahiu akuzoi drejtuesit e dy partive të mëdha kreun e PD-së Sali Berisha dhe atë të PS-së Edi Rama si antishqiptarë që nuk do të munden dot të pengojnë bashkimin kombëtar të iniciuar nga AK.
Më tej Spahiu komentoi edhe largimin e disa drejtuesve politikë nga AK duke i cilësuar fosile.
“Dje rilindjes së kufomave iu bashkuan 4 fosile”, tha Spahiu.
Top Channel