Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Venezuelë korrigjoi rezultatin e zgjedhjeve të 14 prillit, pasi një rinumërim i pjesshëm tregoi se presidenti Maduro kishte siguruar më pak vota nga sa i ishin caktuar më parë.
Sipas rezultatit të fundit, pasardhësi i Chavezit fitoi me një diferencë prej 225 mijë votash ose 1,4% e jo 300 mijë, përkatësisht 1,8% më shumë, siç treguan të dhënat e mëparshme.
Duke argumentuar se zgjedhjet e parakohshme presidenciale patën parregullsi të shumta, kandidati humbës i opozitës venezueliane, Henruique Capriles kërkoi një rinumërim të plotë të votave.
Megjithatë, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve pranoi vetëm një numër të pjessëshëm, në ato zona ku më së shumti ishin regjistruar incidente.
Lëvizja e numrit të votave me rreth 80 mijë, rrit dyshimet mbi legjitimitetin e fitores së Maduros, i cili u paracaktua nga Chavez si pasardhësi i tij, përpara se të ndahej nga jeta në muajin mars pas 16 vitesh në pushtet, duke detyruar mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në vend.
Ndërsa shumica e vendeve e konsideruan procesin zgjedhor dhe rezultatin si të drejtë e demokratik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të mos e njohin Maduron si fitues të zgjedhjeve të 14 prillit.
Top Channel