Rama: Interesat e vendit mbi tonat

30/04/2013 00:00

Kryesocialisti Edi Rama shprehu siguri të plotë për fitoren e 23
qershorit edhe pse përballë, siç tha ai, do të jete ‘Kryeministri i të
këqijave’.

“Shqiptarët nuk kanë përse të votojnë kopjen e programit të Rilindjes për të mbajtur në kurriz dhe katër vjet të tjera një forcë rrënuese që vetëm rrënim mund të sjellë, por kanë të gjithë arsyet e mjaftueshme për të votuar origjinalin, që është shkruar nga mijëra njerëz dhe që do të vuloset në Konventën tonë zgjedhore të pak javëve më pas”, tha Rama.

Kryetari i PS-së deklaroi se përbërja e grupit parlamentar do te ndryshoje, por ai tha se askush nuk duhet te ndjehet i perjashtuar ndaj dhe beri thirrje qe te gjithe te punojne si nje skuadër e bashkuar, si e vetmja formë për të ndryshuar realitetin aktual.

“Pikërisht në këtë çast, kur mbyllet një kapitull dhe hapet një i ri, kur mbaron misioni i një grupi parlamentar dhe fillon misioni i një tjetër grupi parlamentar, që sigurisht në përbërjen e vet do të ketë ndryshime se ne jemi mbi cdo interes vetjak, mbi cdo klithmë të brendshme për të vendosur vetveten mbi aspiratat dhe mbi interesat që mbron kjo forcë e madhe politike, duke qenë të vetëdijshëm se gjithkush nga ne që është sot protagonist, padyshim do të jetë edhe nesër protagonist”, tha Rama.

Edi Rama tha se opozita do te jete ne krye per t’i sherbyer popullit dhe jo interesave personale duke e kthyer politiken, siç tha ai, ne duart e qytetareve te thjeshte.

“Eshtë dita për të vënë interesin madhor të vendit mbi cdo egoizëm dhe mbi cdo interes sado legjitim vetjak. Eshtë dita për të përcuar intensivisht cdo orë dhe cdo minutë drejtpërdrejt dhe nëpërmjet gjithë rrugëve të tjera të komunikimit atë për të cilin shqiptarët sot kanë më shumë nevojë se sa për cdo gjë tjetër, frymën e besimit tek Partia Socialiste, frymën e besimit tek programi i PS-së”, theksoi Rama.

 

Top Channel