“Irani s’mund të ketë armë bërthamore”, Trump: Nuk jam i lumtur me ta, por… Teorikisht, qytetarët e Bashkimit Europian mund të punojnë në secilin
prej 27 vendeve anëtare të bllokut. Në praktike, gjërat ndryshojnë
shumë.
Diku nuk njihet diploma, në një rast tjetër përpjekja dështon për shkak të moszotërimit të gjuhës. Por përmes nje plani te ri, Komisioneri Europian i punes Laszlo Andor kerkon ta ndryshoje kete gjendje.
“Ne disa vende te BE-se papunesia eshte mjaft me e larte se ne vende te tjera, ndaj do te ishte mire te tentohet lehtesimi i kushteve per te gjithe qytetaret e bllokut qe kerkojne te punesohen ne nje tjeter shtet anetar. Duhen rregulla te reja qe emigrantet te kene keshillim me te mire mbi te drejtat e tyre, e po keshtu sindikatat dhe organizata te tjera duhet ta kene me te thjeshte te ndermarrin veprime ligjore nese mendojne se punetoret e huaj po diskriminohen ne pune”, tha Laszlo Andor, Komisioner i Punes.
Gjermania eshte nje nga vendet qe kerkon fuqi punetore. pergjithesisht ata qe marrin rrugen e saj vijne nga Europa Lindore dhe Qendrore, sidomos nga Rumania e Bullgaria ku niveli i pageses ne raport me shtetin e konsideruar ‘motorri ekonomik i kontinentit te vjeter’, jane tre here me te uleta. Kohet e fundit eshte vene re nje rritje e emigracionit nga Spanja, Italia, Portugalia – megjithate, krahasuar me papunesine e larte ne keto vende, numri i atyre qe emigrojne, eshte relativisht i ulet.
Ekspertët e tregut të punës e pershendesin planin e komisionerit Andor, por me rezerva. ata nuk besojne shume tek vrulli i mobilizimit te punedhenesve, ndersa disa aspekte si përkthimi i vendeve vakante në anglisht apo gjuhë të tjera, eshte gati e pamundur te realizohen për mungesë resursesh.
Top Channel