“Irani s’mund të ketë armë bërthamore”, Trump: Nuk jam i lumtur me ta, por…
Një celulë islamike me bazë në tre rajone të Italisë dhe në Belgjikë
është shkatërruar nga karabinierët e vendit fqinj, të cilët kanë
arrestuar gjashtë persona.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave personat e arrestuar akuzohen për organizim të terrorizmit ndërkombëtar dhe nxitjen e urrejtjes mes racave.
Personat e arrestuar, mes bëhet e ditur, janë shtetas marokenë dhe tunizianë dhe kanë qenë në kontakte të ngushta me eksponentë të spikatur të terrorizmit ndërkombëtar.
Hetimet për këtë celulë kishin nisur në vitin 2007 përmes monitorimit të aktiviteteve të disa emigrantëve dhe duke mbikëqyrur telefonatat e tyre dhe pikat e internetit.
Gjashtë të arrestuarit bënin thirrje për luftë të shenjtë dhe sulme vetëvrasëse në Perëndim dhe në zonat e luftës, kanë treguar hetimet e kryera nga Reparti i Operacioneve Speciale.
Gjithashtu, hetuesit kanë zbuluar ushtrimin e indoktrinimit ndaj anëtarëve të rinj, që bëhej edhe përmes dokumenteve audio dhe video, në të cilat bëhej thirrje për atentate vetëvrasëse.
Gjithashtu, ata kishin treguar në disa raste urrejtjen ndaj vendeve “pa besim”, siç i quanin ata, si Shtetet e Bashkuara, Italia e shtete të tjera.
Top Channel