Një izraelit u vra në një stacion autobusi në vendbanimet e ngritura së fundmi prej Izraelit në Bregun Perëndimor.
Sipas autoriteteve izraelite, sulmi ndodhi në afërsi të qytetit Nablus. Mësohet se palestinezi ka sulmuar më parë me thikë shtetasin izraelit dhe më pas e kaq qëlluar atë me armë zjarri.
Pak caste më vonë ndërhynë forcat e rendit që gjatë shkëmbimit të zjarrit kanë plagosur e më pas arrestuar agresorin. Sipas Izraelit, palestinezi sulmoi viktimën e tij nga pas, i rrëmbeu armën e zjarrit dhe e qëlloi duke e vrarë.
Reagimi i ushtrisë izraelite ka qenë i menjëhershëm. Ajo ka ndërmarrë disa bombardime mbi Gaza dhe mësohet se të paktën një palestinez ka mbetur i vrarë si pasojë e tyre.
Tensionet janë rritur ndjeshëm së fundmi në Bregun Perëndimor dhe disa herë janë regjistruar përleshje mes ushtrisë izraelite dhe palestinezëve.
Top Channel