Djemtë që ruajnë qytetin e Krishtit

30/04/2013 00:00

Në Rio de Zhaneiro të Brazilit vazhdojnë përgatitjet për pritjen e evenimentit më të madh të futbollit, Kupës së Botës 2014.

Por përveç restaurimit të stadiumeve në Rio, i njohur ndryshe si qyteti i Krishtit, po punohet edhe për vendosjen e rendit publik, për t’u ofruar tifozëve që do të mbërrijnë nga e gjithë bota një ambient sa më të sigurtë.

Vëmendja është përqendruar në ‘favelas’, siç njihen ndryshe lagjet periferike të qytetit të madh, ku për shkak të varfërisë mbizotëron dhuna dhe krimi.

Për këtë arsye, në fushë kanë zbritur forcat speciale të policisë, të cilat kanë hyrë në një prej lagjeve që është pikërisht nën “mbikëqyrjen” e statujës gjigante të Krishtit.

Një ditë më parë, me rastin e inaugurimit të stadiumit ‘Marakana’ pas restaurimit të plotë të tij, në Rio pati protesta të mëdha kundër Kupës së Botës.

Top Channel