Bangladeshi refuzon ndihmat nga jashtë

30/04/2013 00:00

Autoritetet në Bangladesh mbrojtën vendimin e tyre për të refuzuar ndihmën nga jashtë pas shembjes së një godine 8-katëshe në kryeqytetin Daka, ku humbën jetën mbi 380 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.

Ministria e Brendëshme e Bangladeshit deklaroi se autoritetet kishin besim se mund t’ia dilnin vetë dhe se shërbimet e emergjencës bënë një punë të mirë, ndaj s’ishte nevoja e një ndihme ndërkombëtare.

Mendohet se qindra të zhdukur gjenden ende nën rrënojat e ndërtesës, por tashmë nuk ka më shpresa për të gjetur të mbijetuar. Pjesa më e madhe e viktimave ishin punonjës të një fabrike prodhimi veshjes që ushtronte aktivitetin në godinën e shembur papritmas.

Cilësia e ndërtimeve në Bangladesh ka qenë gjithnjë problematike dhe shembjet të tilla nuk kanë qenë të rralla, megjithëse tragjedia e 8-katëshit ishte më e rënda që ngjalli protesta në mbarë vendin dhe arrestimin e pronarëve të pallatit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA