Ansar, dëshmitar në Tiranë

30/04/2013 19:50

Deputeti Taulant Balla ka kërkuar dëshmitar në procesin gjyqësor, ku është paditur nga Argita Malltezi, e bija e kryeministrit Berisha, biznesmenin pakistanez Zafar Ansar si edhe ish-ambasadorin shqiptar në Arabinë Saudite, Admir Banaj.

Gjate depozitimit te provave te mbrojtjes, ne Gjykaten e Tiranes, mbrojtja e deputetit socialist ka depozituar deklarimin e pasurise se zonjes Malltezi, si edhe kerkesen per ekspertim te kompiuterit te saj privat, nese ka patur apo jo korrespodence me biznesmenin Ansar.

Balla eshte hedhur ne gjyq per shpifje, pasi akuzoi Argita Berishen se i ka kerkuar tre perqind te shumes prej 100 milion eurosh, që Ansar synonte të investonte në një projekt në Shqiperi. Gjykata e pranoi Ansarin si nje deshmitar te thirrur nga mbrojtja per daten 21 maj te ketij viti.

”Mbetet në vlerësimin e këtij dëshmitari, të këtij biznemeni të rënë në rrjetën e Argita Berishës për konsulencë juridike, vendimi për pjesëmarrjen apo jo. Sigurisht, ajo që është e rëndësishme për mua është që edhe këtu në gjykatë treguam që kemi prova të qarta të shpërdorimit të pozicionit të babait të Argitës në funksion të interesave të tij familjare”, komentoi Balla.

Gjate procesit, avokati i deputetit Balla i meshoi faktit se ne akuzat e tij ndaj zonjes malltezi ishte bazuar edhe ne vete deklarimet e dhena gjate nje interviste eskluzive dhene per “Top-Channel”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA