Nuk është e lehtë të jesh një nënë në karrierë, por Victoria Beckham ka treguar se si ia bën që të rrisë katër fëmijët që ka me bashkëshortin e saj, David Beckham.
Ish-pjesëtarja e Spice Girls tha: “Nuk e di si ia dal mbanë. Është e lodhshme. Unë jam njësoj si nënat e tjera. Zgjohem herët në mëngjes dhe fle vonë në darkë sepse kam një vajzë të vogël dhe një djalë 14-vjeçar që nuk do të shkojë në shtrat në orar.”
Pas këtij shpjegimi, Vic saktëson se ka edhe një staf që e ndihmon në punë dhe në shtëpi (ndryshe nga nënat e tjera), staf që përfshin edhe një dado: “Nuk mund të bëj gjithçka vetë dhe për këtë arsye kam një dado që më ndihmon me fëmijët.”
Aktualisht familja Beckham jeton në Londër edhe pse David Beckham luan në Francë me Paris Saint Germain.
Top Channel