Indi, kërkon rekord Guiness, vdes

29/04/2013 10:50

Një indian i cili po tentonte të thyente një rekord botëror duke kaluar lumin me anë të një litari të lidhur vetëm në flokët e tij të gjatë, ka humbur jetën gjatë tentativës.

Bishti i tij ngeci në litar dhe 50-vjeçari Sailendra Nath Roy mbeti i varur për 25 minuta para se të pësonte një atak në zemër. Roy ka hyrë në librin e rekordeve Guiness për ecjen më të gjatë në një litar duke përdorur vetëm flokët, por kishte vendosur të përmirësonte rekordin e tij.

Rreth 1 000 persona ishin mbledhur për të parë performancën e 50-vjeçarit mbi lumin Teesta, në 3 000 metra lartësi. Roy u përpoq të lironte flokët nga litari e më pas vazhdoi një copë rrugë duke përdorur duart, por zemra nuk mbajti më.

Policia arriti ta zbriste dhe ta dërgonte në spital, por ishte tepër vonë. Sailendra Nath Roy mban edhe rekordin për tërheqje makinash të rënda vetëm me flokë. Vitin e kaluar ai tërhoqi një tren 42-tonësh për 2.5 metra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA