Dy prej alpinistëve më të famshëm europianë dhe udhërrëfyesi i tyre nepalez u përfshinë në një zënkë të pazakontë, të ndodhur në “çatinë e botës”, në Everest.

Zvicerani Ueli Steck dhe italiani Simone Moro ndodheshin në një kamp në lartësinë 7 470 metra, kur ndodhi incidenti.

Maja e Everestit, më e larta në botë, ndodhet në lartësinë 8 848 metra.

Sipas të dhënave paraprake, zënka ndodhi për shkak të një debati mbi mënyrën e përdorimit të litarëve dhe momentin e zgjedhur për të pushuar.

Udhërrëfyesi vendas sulmoi dy alpinistët në momentin kur ata po futeshin në çadra dhe i hodhi disa pajime esenciale për udhëtimin, përpara se të kthehej i vetëm poshtë.

Në këto kushte, dy alpinistët vendosën të ktheheshin edhe ata, për të mos rrezikuar jetën në një ngjitje të bërë të pasigurt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA