Dy anije tregtare janë përplasur 78 milje në det të hapur në
jug-perëndim të Peloponezit. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 6.00 të
mëngjesit, në afersi në ishullit Sapienza.

Sipas rojes bregdetare greke, anija e mallrave Piri Reis e ngarkuar me pleh kimik, u perplas prej anijes tjeter te mallrave, “Consouth”. Sipas autoriteteve greke, Piri Reis ne bordin e se ciles ndodheshin 17 marinare siriane, u mbyt brenda pak minutash, ndersa ende nuk dihet asgje mbi fatin e 10 prej tyre.

7 anetaret e shpetuar te saj,u thane rojeve bregdetare se nuk kuptuan se cfare ndodhi.Ata ndjene nje goditje te forte ndersa ne pak sekonda anija filloi te batohej dhe u gjenden ne det.

Me kalimin e oreve,shtohen dyshimet se 10 marinaret e humbur ndoshta jane marre me vete ne thellesine e detit  nga anija e tyre. Marinaret e anijes ‘Consouth’, ne bordin e se ciles ndodheshin 5 ruse, 10 polake dhe nje filipinas, per fat nuk kane pesuar demtime. Ne zone jane derguar dhjetera mjete shpetimi, avione dhe helikoptere, ndersa autoritetet thane se po marrin masa te kufizojne ndotjen prej naftes dhe ngarkeses qe po transportonte “Piri Reis”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA