
Kryeministri Berisha vizitoi plantacionin e shegëve, më të madhin në
vend, të ndërtuar së fundmi me financim të Qeverise. Sipas Kryeministrit
Berisha gjatë 4 viteve të ardhshme, është programuar trefishimi i
granteve, deri në 150 milionë dollarë, rimbursimi me para në dore i
fermerëve për TVSH-në, si dhe rimbursimi për naftën, plehun kimik apo
farërat.
Qellimi sipas Kryeministrit Berisha eshte rritja e mundesive te fermereve per te rritur prodhimin dhe mireqenien e shqiptareve, pavaresisht, siç tha ai- perpjekjeve te kreut te socialisteve per te mohuar çdo arritje dhe per te lidhur Qeverine vetëm me varfërinë.
“Hajde njëherë në Zadrimë ti zotëri dhe shiko se kush voton për ne! Këta janë njerëz punëtorë, por të varfër nuk janë. Por edhe të varfërit po të na votojnë është një nder shumë i madh, sepse na votojmë me shpresën e gjendja e tyre do të ndryshojë”, tha Berisha.
Nje nga ndryshimet me te medha sipas Kryeministrit Berisha eshte ndertimi i infrastruktures, pasi ai beson se pa rruge nuk ka zhvillim dhe se ishin keto rruge te reja te ndertuara, qe bashke me reformat e tjera te Qeverise, ishin nje nga faktoret perse Shqiperia nuk ra ne krize dhe mori me shume investime te huaja se asnjehere tjeter.
Duke inauguruar nje rruge te re rurale ne qarkun e Lezhes, Kryeministri Berisha tha se Partia Demokratike shkon e sigurt drejt 23 qershorit, jo vetem sepse gjate ketyre viteve ka vulosur ndryshimin e madh te vendit, por edhe sepse ofron vizionin me te mire per zhvillim.
“Vizionin e Shqipërisë së zhvilluar, vizionin e punësimit masiv, vizionin e rritjes së të ardhurave të shqiptarëve. Kjo eshte rruga, eshte e veshtire, por eshte rruga me e drejte dhe qe garanton sukses”, tha Berisha.
Kryeministri ftoi shqiptaret te mbeshtesin Partine Demokratike ne 23 qershor, si dhe ftoi emigrantet te vijne te votojne ne Shqiperi, pavaresisht asaj, qe e cilesoi si hipokrizi te kreut te socialisteve ndaj emigranteve, te cileve vazhdon t’u ndaloje te drejten e votes ne vendet ku jetojne, duke mos pranuar oferten e Qeverise, qe thote se mund te garantoje votimin online.
“Po ti nuk e bën këtë, se midis të gjitha frikërave që ti ke, frikën më të tmerrshme e ke nga vota dhe nga kjo nuk të shëroj dot, nga kjo do të shërojnë shqiptarët. Zoti Rama të ka mbetur ora 100 vjet mbrapa, 23 qershori po vjen dhe ne jemi ndryshimi”, tha Berisha
Gjate qendrimit ne qarkun e Lezhes, Kryeministri mori pjese edhe ne inaugurimin e nje shkolle te re ne zonen e Gjadrit, ku premtoi rritjen e pagave te mesuesve deri ne 700 dollare dhe riskonstruksionin e plote te te gjitha shkollave në vend, gjate 4 viteve te ardhshme.
Top Channel