“Atentat” në Afrikë, presidenti plagoset nga çita

29/04/2013 16:10

Presidenti i shtetit afrikan të Botsvanës, Ian Khama, i mbijetoi një atentati të padëgjuar më parë, pasi gjatë një vizite në një zonë rurale u sulmua nga një çita, gjitar në familjen e leopardit.

Si rrjedhojë e sulmit të çitas, presidenti mori plagë në fytyrë dhe pati nevojë të shoqërohej në spital, ku iu vendosën disa të qepura.

Sipas mediave vendase, grabitqari ishte i kamufluar më së miri me territorin në të cilin po shëtiste presidenti dhe sulmi i menjëhershëm shtangu truprojat që e shoqëronin.

Ngjarja mund të kishte pasur pasoja shumë më të rënda nëse putrat e çitas nuk do të kishin goditur fytyrën e Khamas, por pak më poshtë, në qafën e tij.

Në atë që mund të kishte qenë një atentat perfekt, çita agresore u largua në “drejtim të paditur”.

Çita, gjitari më i shpejtë në Tokë, përfshihet në listën e kafshëve të kërcënuar me zhdukje.

Në total, rreth 12 mijë ekzemplarë mbeten të lirë në natyrë, të gjithë në vende afrikane, midis të tjerave në Botsvanë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA