Stërvitja me detyrim largon ankthin

27/04/2013 10:50

Të bësh stërvitje me detyrim deri në limitet e energjisë ndihmon në uljen e ankthit dhe depresionit, sipas një studimi të fundit. Shkencëtarët e Universitetit të Kolorados, në SHBA, kanë vënë re që stërvitja e sforcuar, me një instruktor në kokë që të shtyn përtej limiteve, është e dobishme.

Dr. Benjamin Greenwood, thekson se në stërvitjen me detyrim hyjnë studentët, sportistët profesionistë ose ushtarët dhe kjo gjë i bën këto kategori më pak të prekur nga stresi se të tjerët.

“Dihet që stërvitja vullnetare është e domosdoshme, por deri më sot nuk diheshin efektet e një stërvitjeje të detyruar. Studimi ynë ka dalë në përfundimin se një stërvitje e tillë është po aq frytdhënëse për njeriun sa ajo vullnetare, për të mos thënë edhe më shumë”, deklaroi Dr. Greenwood, siç publikon ‘Daily Mail’.

“Nuk po flasim për efektet fizike të stërvitjes që janë të padiskutueshme, por ne kërkuam të mësonim se si ndikonte në psikologjinë e njeriut një stërvitje e detyruar. Ky studim tregoi se ul ankthin dhe stresin njësoj si stërvitja me dëshirë”, shtoi Dr. Greenwood.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA