Gjeni ndryshimin! Kirurgjia estetike në Korenë e Jugut po lulëzon gjithmonë e më shumë dhe kjo ka sjellë që vajzat që konkurojnë në konkurset e bukurisë të jenë kopje të njëra-tjetrës.
Në kryeqytetin Seul, 2 në 5 femra kryejnë operacione plastike të paktën një herë në vit dhe ky fenomen krijon klone. Prova është se 20 vajzat finaliste të Miss Korea e Jugut 2013 janë të gjitha njësoj: hunda, sytë dhe buzëqeshja e tyre janë perfekte.
Të rejat aziatike kërkojnë më shumë ndërhyrje në sy për zgjerimin e tij, në hundë dhe në mollëza. Në rrjetet sociale janë publikuar fotot e bukurosheve të këtij viti dhe është me të vërtetë e vështirë të zgjedhësh më të bukurën.
Fotot janë publikuar fillimisht nga një blog japonez dhe komentet poshtë tyre e dënojnë këtë fluks vajzash që bëjnë të njëjtat ndërhyrje.
“Vajzat në Seul duken të gjitha motra. Të gjitha bëjnë të njëjtat ndërhyrje plastike. Është bërë kirurgjia plastike si tualeti në mëngjes”, shkruan një përdorues interneti.
Top Channel