Aksioni për pastrimin

27/04/2013 19:55

Zonja e parë e vendit, Odeta Nishani i është bashkuar dhjetëra qytetarëve dhe Korpusit të Vullnetarëve në aksionin për një mjedis të pastër dhe larg mbetjeve urbane.

Nisma “E shtuna e fundit e muajit, ditë pastrimi mjedisor” u shtri në qytetet Korçë, Vlorë, Durrës dhe Lezhë, në një kohë që nga Gjiri i Lalëzit zonja e parë u bëri thirrje qytetarëve që të ndërgjegjësohen për rëndësinë e një mjedis të pastër.

“Dua që kjo ditë të jetë një ditë pastrimi por edhe ndërgjegjësimi për të ruajtur ambjentin. Gjithashtu, dua t’u bëj një thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë për një ndarje të diferencuar të mbetjeve që në burim, që do të thotë se secili në shtëpi duhet të ketë dy kosha, një për mbetje të riciklueshme dhe një për ato të pariciklueshme”, deklaroi zonja Nishani.

Ndërkohë, në Vlorë vullnetarët kanë ndërmarrë një aksion për pastrimin e pyllit të Sodës, një nga zonat më të ndotura me mbeturina urbane. Aksioni kishte si qëllim edhe sensibilizimin për të mos dëmtuar më tej këtë pjesë të bregdetit të Vlorës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA