Superliga, Skëndërbeu kërkon sot titullin

26/04/2013 10:30

Skëndërbeu i Korçës pritet të fitojë matematikisht këtë të premte titullin e tretë radhazi në Kategorinë Superiore, arritje për të cilën do t’i mjaftonte vetëm një pikë në ndeshjen me Kastriotin.

Tre javë nga fundi i kampionatit, me nëntë pikë diferencë ndaj ndjekësve më të afërt të Kukësit, në Korçë po përgatisin festën që pritet të përfshirë të gjithë qytetin, në rast se kryesuesit e kampionatit do të arrijnë të mundin një kundërshtar që me mbijetesën e siguruar nuk ka më objektiva të mbetur deri në fund të sezonit.

Ndeshja midis Skëndërbeu dhe Kastriotit do të nisë të luhet ditën e sotme, në orën 17:00.

Ekipi korçar, dominues i qartë i këtij sezoni të Superligës ka fituar dy edicionet e mëparshme të Superligës dhe pret që të kurorëzohet për herë të katërt në historinë e tij si kampion i Shqipërisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA