Janë të rrallë qytetarët e Tiranës që nuk iu ka rënë fati të udhëtojnë të paktën një herë në linjën Kombinat-Kinostudio. Autobusa të vjetëruar dhe shërbimi jashtë çdo standarti minimal ishte bërë makth për përdoruesit e kësaj linje urbane. Por, më në fund një lajm i mirë vjen edhe për ta. Janë rreth 20 autobusë të rinj që janë vënë në dispozicion të kësaj linjeje. Udhëtim të mbarë!

Sensibilizimi për mbrojtjen e ambientit ka qenë në fokus të 22 prillit, e njohur si Dita e Tokës. Organizata të ndryshme kanë ndërmarrë fushatat ndërgjegjësuese për riciklimin apo iniciativat vullnetare për pastrimin e mjedisit. Por, dashuria për natyrën ka shumë forma për tu shprehur. Enkelejda Bala këtë gjë e shpreh përmes kujdesit të veçantë që ka ndaj luleve. Studentja e inxhinierisë agrare ka më shumë se 100 saksi me lule në shtëpi dhe ajo tregon se ky është një pasion i kultivuar që në fëmijëri.

Janë të paktë ata sportistë shqiptarë që jemi mësuar t’i shikojmë teksa marrin medalje dhe ngrejnë lart flamurin e kombit tonë. Por, kampion mund të jetë edhe një fëmijë. Ky është rasti i Fabian Lleshit i cili, edhe pse vetëm 11 vjeç, ka rrëmbyer 12 medalje në sportin e karatesë. Ai ka marrë pjesë në olimpiada brenda dhe jashtë vendit ku gjithmonë ka shkëlqyer, megjithëse me shumë vështirësi ekonomike.

“Një grua e cila humbi të dyja këmëbt në shpërthimin e Bostonit gjen arsye për të buzëqeshur”. Ky është titulli i një shkrimi në mediat amerikane, i cili flet për historinë e një nëne e cila ende gjendet në spital pas tragjedisë së ndodhur një javë më parë. Zonja, e cila ndodhet në spital bashkë me vajzën e cila mbeti e plagosur gjatë maratonës, u vizitua nga një marins i cili e kupton si është të jetosh pa këmbë. Ai mësohet tu ketë thënë se tashmë për to do të jetë një fillim i ri dhe për këtë nuk duhet të ndihen keq. Nëna dhe vajza e kanë përshkruar takimin si tepër frymëzues.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA