Kryeministrit serb Ivica Dacic dhe zëvendësit të tij, Aleksandar Vucic, nuk i kanë mjaftuar as katër orë për të bindur serbët të pranojnë atë që është nënshkruar. Serbët e veriut të Kosovës kërkojnë referendum për marrëveshjen e arritur në Bruksel.

Krerët e komunave serbe në veri kanë thënë se në marrëveshje gjithçka parasheh që veriu ti takoj Serbisë dhe të vlejnë ligjet e Kosovës.

Kryetari i komunës ilegale, Zubin Potok, Sllavisha Ristic ka thënë se nuk ka pritur që të kenë qëndrime të përbashkëta. “Kjo është njohje e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Ristic.

Serbët e Kosovës kanë takuar edhe krerët e Kishës Ortodokse Serbe, të cilët kanë thënë se i mbështesin në kërkesat e tyre. Në mënyrë të qetë, kanë thënë serbët e veriut, do të organizojnë protesta nëse është nevoja edhe në Beograd.

Zyrtarët e lartë të shtetit pritet të takohen me Komisionerin për Zgjerim, Shtefan Fyle.

Top Channel