Pianistja Kristina Petrollari Laco ka mbajtur në sallën e Universitetit
te Arteve, mbrëmjen e së merkurës, një koncert recital me pjesë të
përzgjedhura nga kompozitorët Jozef Hajdn dhe Franz Shubert.
Instrumentistja e njohur ka performuar disa prej sonatave dhe pjeseve muzikore me te bukura per piano, me nje repertor i cili u mireprit nga publiku ne salle.
Leksionet e pianos i filloi qe ne moshen 6-vjecare ne qytetin e lindjes ne Korce. Me pas studioi ne Liceun Artistik si dhe ne Akademine e Arteve ku u vleresua maksimalisht. Pervec pjesemarrjes se vazhdueshme ne koncerte te ndryshme jep mesim prej vitesh ne Universitetin e Arteve ne kryeqytet. Ne vitin 2011 Kristina Petrollari Laco u vleresua edhe me cmimin ‘Kult’ si instrumentiste e vitit.
Top Channel