
Qytetarët në Kosovë, ndonëse në numër më të vogël se herët e tjera, sërish janë mbledhur në një marsh protestues me moton “Ndale Hajninë, Zhvilloje Shtetin”.
Këtë herë protesta kishte për qëllim të shtrihej në gjashtë qytete të Kosovës. Por përveç Prishtinës, ku numri i qytetarëve ishte më i madh, në qytetet e tjera protesta pothuajse ka dështuar.
Në qytetin e Mitrovicës, i cili pavarësisht se konsiderohet si qyteti me përqindjen më të madhe të papunësisë, qytetarët duket se më shumë se protestën preferojnë kafenetë.
Në Prishtinë ndërkaq protestuesit sikurse edhe herave të tjera marshuan nga Korporata Energjetike e Kosovës deri te objektet e institucioneve qendrore duke brohoritur se me hajna nuk ka shtet. Protestuesit edhe këtë herë kërkuan që çmimi i energjisë elektrike të mos shtrenjtohet.
Top Channel