Sekretari i përgjithshëm i FIFA-s, Jerome Valcke, ka deklaruar se një demokraci e theksuar mund të përbëjë një pengesë për organizimin e një Botërori.
Valcke tha se, një prej arsyeve pse FIFA është përballur me probleme në organizimin e Kupës së Botës, Brazil 2014, ka qenë shumëllojshmëria e niveleve të qeverisë në vendin amerikano-jugor.
Ai pret më pak probleme të ngjashme, kur Botërori të organizohet nga Rusia, në vitin 2018. “Jam këtu për të thënë diçka, që mund të duket si çmenduri, por demokracia e cunguar, ndonjëherë, është më mirë për të organizuar një Kupë Bote”, tha ai.
“Kur përpara organizatorëve gjendet një kryetar shteti shumë i fortë, i cili mund të vendosë për shumë gjëra, siç mund të jetë presidenti Putin në 2018-n, atëherë gjithçka bëhet më e lehtë për ne organizatorët, se sa në një vend si Gjermania, ku do të duhet të negociosh në nivele të ndryshme qeveritare”.
“E vetmja betejë, që kemi ne, është kur gjendemi në një shtet me strukturë politike të ndarë, – siç është në Brazil, me 3 nivele: niveli federal, niveli shtetëror dhe niveli lokal. – Këtu ne përballemi me njerëz të ndryshëm, lëvizje të ndryshme, interesa të ndryshme dhe është disi e vështirë të organizosh një Kupë Bote në këto kushte”.
Top Channel