5 blerjet e reja të Interit

25/04/2013 15:10

Fillon të marrë jetë Interi i sezonit 2013-2014. Marco Fassone, drejtori i përgjithshëm i zikaltërve, ka njoftuar 5 blerjet e reja të skuadrës në kuadër të sezonit të ardhshëm dhe bie në sy sulmuesi i talentuar argjentinas, Icardi.

“Bilanci për momentin nuk na lejon shpenzime të mëdha, por kemi arritur të mbyllim marrëveshjen për pesë lojtarë: Laxalt, Campagnaro, Andreolli, Botta dhe Icardi”, ka deklaruar Fasssone, por klubi italian ka përgënjeshtruar gjithçka.

Me anë të një komunikate për shtyp, Inter thekson se drejtori i përgjithshëm nuk ka dhënë një deklaratë të tillë sepse nuk ka lëshuar asnjë intervistë për asnjë media.

Këto janë disa deklarata të tjera (të përgënjeshtruara) të Fassones mbi shitjen e mundshme të portierit Handanovic: “Unë nuk do e largoja një kampion të tillë, por presidenti vendos. Moskualifikimi në Champions na heq shumë të ardhura dhe për këtë arsye duhen shitur disa lojtarë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA