Gjykata e Apelit të Beogradit ka reduktuar me një muaj dënimin prej 2 vitesh të dhënë nëntorin e kaluar për Ivan Bogdanov, kreu i ultrasve ektremistë të Crvena Zvezda-s, i cili ishte lider i shfaqjeve të dhunshme në stadiumin e Xhenovas, në tetor 2010.
Ai u dënua për agresion ndaj disa policëve në qershor 2006, gjatë një sherri masiv mes tifozëve të Crvena Zvezda-s dhe Partizanit të Beogradit, gjatë një ndeshjeje basketbolli.
Duke qenë në burg, në Beograd, që prej 24 majit 2011, Bodganov mund t’i rikthehet liria gjatë këtyre ditëve, pas uljes së dënimit.
“Ivani i tmerrshëm”, sic u quajt Bodganov pas incidenteve të rënda në “Marassi” gjatë ndeshjes Itali-Serbi, ku dogji edhe flamurin shqiptar, u arrestua më 24 maj 2011, gjatë rikthimit të tij në Serbi, pasi u ndëshkua me përjashtim nga Italia, ku ishte dënuar me 3 vite e 3 muaj për shkak të ngjarjeve në Xhenova.
Ndëshkimi i tij u konvertua në përjashtim nga Italia dhe mos lejimin e shkeljes në këtë shtet për një periudhë prej 5 vitesh.
Top Channel