Lewandowski gjunjëzon Realin

24/04/2013 23:20

Pas Barcelonës, edhe Real Madrid mundet nga një skuadër gjermane, duke pësuar 4 gola.

Borussia Dormund ka shkatërruar 4-1 skuadrën e Mourinho-s, falë 4 golave të Lewandowskit, i cili hyn në histori si lojtari i parë, që shënon kaq gola në një gjysmëfinale të Champions League.

Dortmund, që në fillim të ndeshjes, shfaqi synimet e veta për të fituar këtë ndeshje, duke burgosur madrilenët në gjysmëfushën e tyre.

Reus dhe Lewandowski shpërdorojnë rastet e para. Është pikërisht sulmuesi polak, i cili në tenativën e dytë nuk fal dhe ndëshkon Realin.

Reali shpreson te Ronaldo, por portugezi u bllokua mjaft mirë nga lojtarët gjermanë. Atëherë kur të gjithë po prisnin golin e dytë të Dortmund, Hummels bën një gabim trashanik, që shfrytëzohet nga madrilenët, të cilët barazojnë me Ronaldon, i cili është në krye të golashënuesve të Champions-it këtë sezon.

Por, goli i portugezit nuk ndryshoi asgjë për Realin, skuadër e cila në pjesën e dytë u gjunjëzua para Dortmund-it. Polaku Lewandowski shënoi golin e dytë në minutën e 50 dhe, 5 minuta më vonë, trefishoi rezultatin me një supergol. “Poker”-i i tij u plotësua në minutën e 67, me një 11-metërsh.

6 ditë do t’i duhen Mourinho-s të bëjë gati skemat, për të realizuar përmbysjen e madhe në “Bernabeu”, mëgjithëse, përballë këtij Dortmundi të mrekullueshëm, është pothuajse e pamundur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA