F1, Ferrari shpjegon problemin me DRS-në

24/04/2013 16:20

Mekanikët e Ferrarit kanë shpjeguar se problemi i Alonsos me sistemin DRS gjatë garës së Bahreinit erdhi “për shkak të thyerjes së një pjese mekanike të sistemit” dhe vunë në dukje se një problem i tillë është ndeshur për herë të parë që kur është vënë në përdorim DRS-ja.

“Pas analizës së të dhënave të fundjavës, mund të themi që Fernando Alonso mund të luftonte për fitoren me Vettel”, thekson skuderia italiane në një komunikatë për mediat.

Stefano Domenicali, drejtori sportiv i Ferrarit, shtoi: “Problemi me DRS-në pengoi Fernandon të fitonte garën në Sakhir edhe pse zhvilloi një performancë fantastike.”

DRS-ja është futur për herë të parë në Formulën 1 në vitin 2011 dhe është një pjesë mekanike në pjesën e pasme të makinës që ul ngarkesën aerodinamike të saj duke rritur shpejtësinë dhe duke lehtësuar në mënyrë të ndjeshme parakalimin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA