Qytetet e braktisura dhe fundi i qytetërimit tonë në Tokë ka qenë shpesh objekt i filmave të Hollivudit.
Megjithatë, ekziston një vend në këtë planet, ku “apokalpsi” nuk është një imazh i ofruar nga filmat, por një realitet i përditshëm.
Pripiati, në Ukrainën verilindore ishte dikur streha e 50 mijë banorëve, shumë prej të cilëve të punësuar në centralin bërthamor më famëkeq të historisë, në Çernobil, vetëm katër kilometra larg qytetit.
Shpërthimi i ndodhur në vitin 1986 shpërndau rrezatime dhe një re radioaktive, që e bënë jetesën në Pripiat të pamundur.
Që prej atëherë, vetëm ushtarë që mbajnë të izoluar perimetrin rreth këtij territori dhe gazetarë kureshtarë, janë rikthyer në Pripiat për të dokumentuar gjendjen e këtij qyteti të braktisur prej pothuajse tre dekadash.
Këto janë imazhet reale, të kapura nga një grup xhirimi, që vizitoi qytetin së fundmi.
Top Channel