Në vazhdën e nderimeve për ish-kryeministren e ndjerë të Britanisë së Madhe, e cila u nda nga jeta më parë gjatë prillit, Polonia ka gjetur një mënyrë krejtësisht origjinale për të treguar respektin e saj.
Një zyrtar i Bashkisë së Varshavës, kryeqytetit polak, tha të martën për të përditshmen “Ëiadomosci” se është në qëllimin e këtij institucioni që të pagëzojë me emrin e Thatcher një rrethrrotullim që bashkon një nyje të rëndësishme rrugore në qendër të qytetit.
Sipas polakëve, një nderim i tillë përfaqëson një “simbolizëm perfekt”, për të përjetësuar një prej fazave më të famshme të “Zonjës së Hekurt”, e cila pavarësisht presionit të partisë së saj, në vitin 1980, vendosi që të mos pranonte një “kthesë U” në reformat e saj të ashpra ekonomike.
”Për të gjithë ata që kanë marrë shtysë nga shprehja e preferuar goditëse e medias, “kthesa U”, u them vetëm një gjë: Kthehuni vetë po deshët, kjo zonjë nuk ka për ta bërë”, deklaroi atëherë Thatcher, në një prej atyre frazave që dhanë një kontribut të madh për veshjen e saj me nofkën “Zonja e Hekurt”.
Në Poloni, ish-kryeministrja e Britanisë së Madhe gëzon një respekt të veçantë, për shkak të rolit që ajo luajti në kundërshtimin e komunizmit gjatë drejtimit të saj.
Top Channel