Vendi i dytë, pasi Napoli duket se ka marrë arratinë në +7 pikë, duket tashmë i paarritshëm.
Kështu që objektivi i Milanit mbetet kualifikimi për në Champions, objektiv prej të cilit do të varet, me shumë mundësi, e ardhmja e Allegri-t.
“Jemi të tretët dhe duhet ta ruajmë këtë pozicion – shpjegon Adriano Galliani. – Nëse e mbyllim kampionatin në vendin e tretë, shoqëria do ta konsiderojë sezonin pozitiv, duke parë largimet e të mëdhenjve, jo vetëm të Ibrahimovic e Thiago Silva-s”.
Administratori i deleguar kuqezi bën përmbledhjen e situatës gjatë zhvillimit të punimeve të Asamblesë së aksionerëve, ku është aprovuar bilanci i vitit 2012, ku humbjet janë reduktuar në pak më shumë se 6 milionë euro.
“Jemi treguar të vegjël ndaj ekipeve të mëdha? Milani ka fituar një ndeshje ndaj Juves, ndërsa me Napolin kemi marrë dy barazime, e megjitatë, ata qëndrojnë përpara nesh, – thotë Galliani. Përmbysjet janë të vështira dhe të dielën kemi humbur pas pothuajse 4 muajsh, që nuk e njihnim këtë rezultat. Nuk ka asgjë, por duhet të nisemi më mirë sezonin tjetër”.
Galliani bën të ditur edhe gjendjen psikologjike të presidentit Silvio Berlusconi: “Është i qetë, ashtu si dhe unë, ai mendon se ishte një ndeshje për 0-0, as nuk humbëm për meritë të tyre, as nuk bëmë një figurë të shëmtuar. Të dielën rikthehet Balotelli, është një lojtar i madh. Më vjen keq që nuk ishte në dy sfidat e fundit, por nuk duam t’i ngarkojmë shumë përgjegjësi”.
Top Channel