17 milione lekë të vjetra ka faturuar kompania “CEZ” një familje me dy persona në lagjen Dobraç, në periferi të Shkodres.
75-vjeçari Zef Bregu thotë se ka paguar çdo faturë energjie prej vitesh dhe për këtë tregon librezat, por se fundmi faturat nisën t’i vijnë nga 3 dhe 4 milionë lekë të vjetra.
Ankesat në “CEZ” dhe deri ne Prokurori nuk i kanë dhënë zgjidhje kësaj fature shumë të rëndë.
Në dhjetor të vitit 2012, kesaj familje iu faturuan 11 milione leke te vjetra, te konvertuara ne energji del se keta dy te moshuar me ndricimin, lavatriçen dhe furren kane shpenzuar 73 mije kilovat njesoj si nje ndermarrje.
Në një kohë kur askush nuk i ka dhënë zgjidhje, pavarësisht ankesave, çifti i te moshuarve kerkon ndihme.
Top Channel