Jenson Button ka zbuluar se shoku i tij i skuadrës, Sergio Perez, i ka kërkuar falje pas “shkëndijave” mes të dyve gjatë garës së Bahreinit.
Button dhe Perez patën një dyluftim shumë të ashpër me njëri-tjetrin në Sakhir dhe në dy raste makinat e tyre u prekën duke rrezikuar daljen nga pista.
Britaniku tha: “Sergio më kërkoi falje pas garës. U sqaruam. Jam dakord me dyluftimet rrotë më rrotë, por nuk duhet kaluar kufiri. Unë gjithmonë kam qenë i drejtë në pistë dhe dua të njëjtën gjë nga të tjerët. Sergio ishte pak më shumë agresiv seç duhej.”
Jenson Button mendon se meksikani Perez do të mësojë shumë nga gara e Bahreinit dhe se nuk do përsërisë më gabimin: “Është pozitiv fakti që Sergio është në një skuderi si McLaren ku njerëzit të thonë ballë për ballë ku po gabon.”
Top Channel