F1, gara e Bahreinit në rrezik atentati
23/04/2013 16:05
Policia e Bahreinit ka njoftuar ditën e hënë se ka shmangur një operacion terrorist që përfshinte sulme të koordinuara kundër Cmimit të Madh të Bahreinit, garës së tretë sezonale të Formulës 1 që u zhvillua fundjavën e kaluar.
Sipas shefit të Sigurisë Publike, Tariq al Hassan, hetimi i Ministrisë së Brendshme bëri që të zbulohej komploti që kishte për qëllim trazirat gjatë garës.
“Sulmet nuk kishin karakter kombëtar”, deklaroi al Hassan duke dhënë të kuptohet se atentatet ishin organizuar apo financuar nga Irani, shtet i cili akuzohet nga Bahreini se po mbështet rebelët.
Sipas shefit të Sigurisë Publike, është gjetur në një bodrum në Diraz një numër i madh municionesh dhe disa bomba artizanale.
Top Channel