
Ambasadori britanik në Kosovë, Ian Cliff ka dekalruar se me pranimin e
marrëveshjes së Brukselit, Serbia ka pranuar realitetin e ri në terren.
“Serbët në veri mund të binden që ta pranojnë marrëveshjen”, ka thënë Cliff, duke theksuar se në Kosovë nuk po krijohet Republika Srbska.
“Situata është tërësisht ndryshe nga ajo në Bosnje e Hercegovinë”, ka thënë ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar për gazetën “Kosova Sot”.
Një ditë më parë, Prishtina dhe Beogradi zyrtar miratuan në Parlamentet përkatëse marrëveshjen e arritur javën e kaluar në Bruksel, duke i dërguar konfirmimin baroneshës Catherine Ashton.
Marrëveshja në fjalë i çeli rrugën miratimit nga Komisioni Evropian të rekomandimeve pozitive për integrimin e mëtejshëm të dy vendeve drejt Bashkimit Evropian.
Konkretisht, për Serbinë do të caktohet data për nisjen e negociatave të anëtarësimit në BE, ndërsa për Kosovën për nisjen e negociatave për nënshkrimin e MSA-së.
Top Channel