Vazhdon të fitojë Juventusi dhe këtë herë bardhezinjtë kanë mundur Milanin 1-0 në “Juventus Stadium”.
Kampionët e Italisë kanë arritur të fitojnë falë një 11-metërshi të fituar nga Asamoah që më pas u shndërrua në gol nga Vidal. Me këtë humbje Milani i largohet vendit të dytë pasi Napoli fiton në shtesë 3-2 përballë Kaliarit.
Në “San Paolo” skuadra e Maxarrit merr fitoren në kohën shtesë falë një supergoli të Insinje, kur gjithçka dukej se po mbyllej në barazim 2-2.
Nga ana tjetër Interi ka mundur të gjejë një moment frymëmarrjeje dhe këtë gjë e bën në ndeshjen përballë Parmës, të cilën e fitoi 1-0 falë golit të Rokit, goli i 101 për të në Serinë A.
Një rast shumë të mirë për t’u shkëputur ka humbur Roma në Olimpiko. Skuadra e Andreacolit barazon 1-1 me Paskarën, skuadrën e fundit në klasifikim. Kryeqytetasit nuk kanë mundur t’i përgjigjen në këtë mënyrë fitores së Udinezes ndaj Lacios. Në minutën e 14-të kalojnë miqtë në avantazh me Kaprarin, ndërkohë që në pjesën e durë Destro barazpeshon gjithçka në 1-1.
Top Channel