Një studente italiane 23-vjeçare ndërroi jetë vetëm disa orë pasi realizoi një tatuazh, u bë e njohur ditën e hënë.
Federica Lammateo ishte në gjendje të shkëlqyer shëndetësore, përpara se të vendoste t’i shtonte trupit të saj një tatuazh.
Megjithatë, mëngjesin e nesërmen ajo përfundoi në mënyrë të papritur në gjendje shoku dhe hemoragji, që shkaktuan një infarkt vdekjeprurës.
Tatuazhi i studentes ishte pranë fundshpinës, mbi pjesën ku dallohet shtylla kurrizore dhe dyshimet paraprake bien mbi mundësinë që gjilpëra e tatuazhit të ketë depërtuar në shtyllë, duke shkaktuar ndonjë infeksion të paidentifikuar.
Autoritetet italiane kanë nisur një hetim mbi këtë çështje. Bërja e tatuazheve, ndonëse njihet si një procedurë që mund të jetë e dhimbshme, nuk konsiderohet si e rrezikshme për shëndetin, prandaj rezultatet e autopsisë priten me një vëmendje të shtuar në Itali dhe për të gjithë ata të apasionuar të tatuazheve.
Top Channel