Moratti konfirmon Stramaccioni-n

22/04/2013 13:25

Fitorja e arritur me shumë mund ndaj Parmës i ka rikthyer buzëqeshjen presidentit të Interit, Massimo Moratti.

Për mediat sportive italiane, Moratti deklaroi: “Të dielën skuadra luajti me ekuilibër dhe krenari, por shpesh kritikat ndaj nesh janë të tepruara. Duhet të kemi parasysh se po luajmë me një mal me dëmtime.”

Tifozët e Interit kanë kritikuar gjatë ndeshjes së fituar 1-0 drejtorin teknik Marco Branca sepse sipas tyre tek zikaltërit mungon projekti për të ardhmen. Moratti përgjigjet: “I respektoj mendimet e të tjerëve, por nga jashtë nuk njihen situatat dhe jepen gjykime të prera. Po mendojmë për sezonin e ardhshëm, por është e vështirë kur ke kaq shumë dëmtime.”

Duke mbetur tek sezoni i ardhshëm, Moratti përsërit atë që ka thënë edhe më parë: “Stramaccioni do të jetë sërish trajneri i Interit sezonin e ardhshëm.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA