Ke 5 mijë euro borxh ndaj shtetit? Rrezikon të mbyllesh në qeli për 1 vit. Është ky plani i ri i qeverisë greke që synon rekuperimin e fondeve dhe mbylljen e evazorëve në kazerma ushtarake të kthyera burgje me “kushte më njerëzore”.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësministri i Drejtësisë, Kostas Karagkounis gjatë një seance në Parlament. Ligji, që ka hyrë në fuqi në muajin shkurt, flet qartë:

“Nëse brenda katër muajve dikush që ka borxhe mbi 5 mijë euro nuk i shlyen, atëherë rrezikon burgun deri në një vit; nëse ka 10 mijë 6 muaj”, e kështu me radhë.

Qytetari mund ta shlyejë borxhin me rata, por nëse nuk bën një prej tyre në kohën e duhur, mund të përfundojë në qeli. Sigurisht, larg atyre që kanë kryer krime më të rënda, por gjithmonë në një lloj burgu.

Do të jetë kazerma që shërben për stërvitje ushtarake në provincën e Atikës ajo që do të shndërrohet në një qendër burgimi.

Ndryshimi i përdorimit të kësaj baze ka qenë i nevojshëm, thuhet në një deklaratë, për shkak të mbipopullimit të burgjeve dhe për të trajtuar “më mirë” debitorët.

Me pak fjalë, qeveria e kryeministrit Andonis Samaras po përpiqet të rekuperojë fonde dhe të luftojë me çdo kusht evazionin fiskal.

Dikush mendon se bëhet fjalë për një provokim apo një mënyrë për të trembur qytetarët, për t’i nxitur ata që të paguajnë. Por javën e kaluar, Karagkounis konfirmoi se projekti do të çohet përpara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA