Sebastian Vettel fitoi garën e Bahreinit duke e dominuar atë nga fillimi në fund. Pas garës, piloti gjerman i Red Bull theksoi se ishte një performancë fantastike nga ana e skuderisë së tij Red Bull.
“Ishte një garë fantastike. Dua të falenderoj të gjithë skuadrën për këtë garë të rrjedhshme. Ishim në krye që në fillim dhe kjo na ndihmoi në ruajtjen e gomave. Xhiro pas xhiroje njëvendëshja ishte më e mirë”, tha tre herë kampioni i botës.
Problemet e vetme të Vettel ishin në fillim të garës: “Ishte një luftë e fortë me Alonson në kthesat e para. Më pas, Rosberg u tregua i egër dhe vendosa që ta mendoja me qetësi situatën. Pasi e parakalova, pata një ritëm të jashtëzakonshëm. Nuk e prisnim që gjithçka ta kishim nën kontroll si sot.”
Renditja e dhjetë pozicioneve të para që fitojnë pikë nga gara e Bahreinit
1 Sebastian Vettel Red Bull
2 Kimi Räikkönen Lotus 9s3”
3 Romain Grosjean Lotus 19’1”
4 Paul di Resta Force India 21’4”
5 Leëis Hamilton Mercedes 31’0”
6 Sergio Pérez McLaren 33’0”
7 Mark Webber Red Bull 33’0”
8 Fernando Alonso Ferrari 34’0”
9 Nico Rosberg Mercedes 40’0”
10 Jenson Button McLaren 49’0”
Renditja e Formulës 1 pas katër garave të para
1. Vettel 77
2. Raikkonnen 67
3. Hamilton 50
4. Alonso 47
5. Webber 32
6. Massa 30
7. Grosjean 26
8. Di Resta 20
9. Rosberg 14
10. Button 13
11. Perez 10
12. Suttil 6
13. Ricciardo 6
14. Hulkenberg 5
15. Vergne 1
Renditja e konstruktorëve
1. Red Bull 109
2. Lotus 93
3. Ferrari 77
4. Mercedes 64
5. Force India 24
6. McLaren 23
7. Toro Rosso 7
8. Sauber 5
Top Channel