F1, Alonso: Patëm fat të keq

22/04/2013 11:35

Fernando Alonso përfundoi vetëm në vendin e tetë Cmimin e Madh të Bahreinit pas një gare të vështirë për shkak të problemeve me DRS-në dhe deklaroi se i vjen keq që nuk luftoi dot për një vend në podium pas provave zyrtare të së shtunës.

“Gjithçka shkoi keq, u duk qartë që nuk ishte dita jonë. Pa dyshim që kemi të bëjmë me fat të keq. Të të prishet DRS-ja është vetëm fat i keq”, deklaroi piloti i Ferrarit pas garës.

Problemi me sistemin që ndihmon në parakalimet në vijë të drejtë kushtëzoi krejtësisht garën e Alonsos: “U detyruam të futeshim një herë më shumë në bokse për ta mbyllur DRS-në që kishte mbetur hapur. Gjithashtu parakalimet u bënë më të vështira dhe duheshin realizuar në pjesë delikate të cirkuitit.”

“Në këto kushte më mbeti vetëm të grumbulloja sa më shumë pikë”, shtoi spanjolli.

Renditja e dhjetë pozicioneve të para që fitojnë pikë nga gara e Bahreinit

1    Sebastian Vettel    Red Bull    
2    Kimi Räikkönen     Lotus           9s3”
3    Romain Grosjean   Lotus           19’1”
4    Paul di Resta         Force India   21’4”
5    Leëis Hamilton      Mercedes      31’0”
6    Sergio Pérez         McLaren        33’0”
7    Mark Webber        Red Bull       33’0”
8    Fernando Alonso   Ferrari          34’0”
9    Nico Rosberg        Mercedes      40’0”
10  Jenson Button       McLaren       49’0”

Renditja e Formulës 1 pas katër garave të para

1. Vettel             77
2. Raikkonnen    67
3. Hamilton         50
4. Alonso            47
5. Webber          32
6. Massa            30
7. Grosjean         26
8. Di Resta         20
9. Rosberg         14
10. Button          13
11. Perez           10
12. Suttil             6
13. Ricciardo        6
14. Hulkenberg    5
15. Vergne           1

Renditja e konstruktorëve

1. Red Bull         109
2. Lotus              93
3. Ferrari             77
4. Mercedes         64
5. Force India      24
6. McLaren          23
7. Toro Rosso       7
8. Sauber             5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA