Forumi i biznesit Shqipëri-Bosnje

21/04/2013 00:00

Forumi i bizneseve shqiptaro-boshnjake ka shërbyer si lobim për  lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës dhe qarkullimit të mallrave të shtetit të ri drejt Bosnje-Hercegovinës.

Në takimin ku të pranishëm ishin ministri i ekonomisë Florion Mima dhe homologu i tij boshnjak Erdal Trhuij, ambasadori i Shqipërisë në Bosnje Flamur Gashi kërkoi thyerjen e cdo paragjykimi, duke thënë se raporti me Bosnjen duhet të ecë me hapin e raporteve Kosovë-Serbi.

Kryetari i Unionit të Dhomave të Tregtisë së Shqipërisë, Ilir Zhilla kërkoi mbështetjen e qeverive në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës.

Pjesë e takimit ishin përfaqësues të 60 bizneseve nga Bosnje Hercegovina të cilat synojnë të rrisin urat e bshkëpunimit me Shqipërinë. Në këtë kuadër, ata vizituan fabrikën e vajit të ullirit ‘Shkalla’ në Tiranë ku vlerësuan teknologjinë dhe cilësinë e prodhimit të kësaj fabrike që operon prej vitesh në tregun shqiptar dhe eksporton në tregun zvicerran.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA