Sebastian Vettel ishte i pakapshëm në “shkretërirë”, duke regjistruar në mënyrë spektakolare fitoren e dytë të sezonit, ne garen e Bahreinit.
I nisur i dyti, kampioni i trefishtë i botës u parakalua në nisje nga Alonso, por brenda pesë xhirosh arriti të kalonte spanjollin e Ferrarit dhe Rosbergun e nisur i pari.
Që prej këtij momenti, gjermani me Red Bullin e tij dominoi tërësisht garën, duke kryesuar deri në fund.
Një garë për t’u harruar kjo për Ferrarin, që pas një nisje të mirë, u godit nga probleme teknike që kufizuan Alonson në vendin e tetë dhe Massan jashtë zonës së pikëve.
Spanjolli, që vinte i motivuar në Bahrein pas suksesit të Kinës, pati një problem në sistemin përshpejtues “DRS” në xhirot e para, duke e patur të pamundur përdorimin e tij gjatë të gjithë garës.
E mrekullueshme dita e Lotus-Renault, me Raikkonen që vazhdon të konfirmohet si një pretendent për titullin në vendin e dytë dhe shokun e skuadrës, Grosjean, në shkallën e ulët të podiumit.
Surprizë Di Resta me Force India në vendin e katërt, ndërsa Hamilton, i pesti, parapriu një grup prej pesemakinash (Perez, Webber, Alonso, Rosberg e Button), që dueluan gjatë të gjithë garës për t’u renditur sa më lart.
Renditja e dhjetë pozicioneve të para që fitojnë pikë nga gara e Bahreinit
1 Sebastian Vettel Red Bull
2 Kimi Räikkönen Lotus 9s3”
3 Romain Grosjean Lotus 19’1”
4 Paul di Resta Force India 21’4”
5 Leëis Hamilton Mercedes 31’0”
6 Sergio Pérez McLaren 33’0”
7 Mark Webber Red Bull 33’0”
8 Fernando Alonso Ferrari 34’0”
9 Nico Rosberg Mercedes 40’0”
10 Jenson Button McLaren 49’0”
Renditja e Formulës 1 pas katër garave të para
1. Vettel 77
2. Raikkonnen 67
3. Hamilton 50
4. Alonso 47
5. Webber 32
6. Massa 30
7. Grosjean 26
8. Di Resta 20
9. Rosberg 14
10. Button 13
11. Perez 10
12. Suttil 6
13. Ricciardo 6
14. Hulkenberg 5
15. Vergne 1
Renditja e konstruktorëve
1. Red Bull 109
2. Lotus 93
3. Ferrari 77
4. Mercedes 64
5. Force India 24
6. McLaren 23
7. Toro Rosso 7
8. Sauber 5
Top Channel