Inter renditet në vendin e shtatë, 9 pikë pas vendit të tretë (Milan) që do të thotë Champions League në sezonin e ardhshëm, 5 humbje në 6 ndeshjet e fundit, 13 lojtarë të dëmtuar… por Stramaccioni nuk do të mendojë për këto gjëra.
Të dielën në orën 12:30 zikaltërit presin Parmën në San Siro: “Duhet të mundim Parmën dhe të kalojmë një javë të qetë më në fund. Me Atalantën, Romën dhe Kaljarin futbollistët u munduan dhe nuk kam kritika për ta. Duhet të fitojmë për tifozët tani.”
Për objektivat që i kanë mbetur tani Interit pas eliminimit edhe nga Kupa e Italisë, Stramaccioni shprehet: “Është e rëndësishme të kualifikohemi në kupat evropiane, nuk ka më rëndësi Champions apo Europa League.”
Për problemet që ka pasur Interi këtë sezon, Strama i ka idetë e qarta: “Që kur nisën dëmtimet e para, sezoni mori tatëpjetën. Para dëmtimeve ishim shumë pranë vendit të parë dhe i kishim mundur të gjitha skuadrat e forta. Mungesa e lojtarëve kryesorë bëri që të humbnim sigurinë. Tani kemi shumë mungesa, të gjitha në sulm. Vështirë të zëvendësohen. Nuk kërkoj justifikime, por po bëj një analizë të ndershme.”
Top Channel