Kroaci, bombë në kafene, 7 të plagosur
20/04/2013 16:45
Një person ka hedhur një bombë mes klientëve të një kafeneje në Zagreb të Kroacisë, shpërthimi i të cilës ka plagosur shtatë persona.
Sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve “Hina”, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes pas një sherri dhe tre nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.
Nga hetimet e policisë ka rezultuar se autori i ngjarjes është një 52-vjeçar, veteran i luftës, i cili e ka kryer veprimin pas një sherri me drejtuesit e lokalit.
Më pas ai ka vajtur në shtëpi dhe është kthyer momente më vonë, duke e hedhur bombën mes tavolinave në ambjentet e jashtme të lokalit.
Top Channel