Dante: Nuk ndryshojmë stilin për Barcelonën

20/04/2013 11:15

Dante nuk i kursen lavdet për Barcelonën, kundërshtarin e Bayern Munchen në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, por ka besim tek skuadra e tij dhe thekson se nuk do të ndryshojnë stilin e lojës së tyre vetëm se përballë kanë katalanasit.

Në një intervistë për ‘The Guardian’, qendërmbrojtësi brazilian deklaroi: “Barcelona është një skuadër e madhe që jep spektakël, por ne jemi në formë të jashtëzakonshme dhe nuk do të ndryshojmë stilin tonë të lojës për ata. Ne nuk ndryshojmë stil për askënd.”

Dante vlerëson faktin se Bayern është një ekip shumë kompakt dhe solid: “Mesfusha jonë realizon një punë të mrekullueshme dhe mbrojtja e ka më të lehtë.”

Në lidhje me Leo Messin, braziliani nënvizoi: “Bën gjëra të pabesueshme. Është lojtari më i mirë në botë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA