Xavi: Mourinho nuk ka bërë asnjë revolucion

19/04/2013 12:10

Champions League, varësia e Barcelonës nga Messi, rivaliteti me Realin, ndeshja me Bajernin dhe Jose Mourinho, ishin këto çështjet kryesore të vëna në vëmendjen e Xavi, gjatë një intervistë për televizionin e klubit.

Klasike në finale – “Nuk e kuptoj se përse ka shumë tifozë që nuk duan një finale Barça-Real. Futbolli është një argëtim dhe duhet shijuar si i tillë, me optimizëm. Do të ishte një finale spektakolare dhe jam i bindur se nëse do të luajmë si në ndeshjen e kthimit në shtëpi me Milanin, do të fitojmë ndaj çdo kundërshtari”.

Bajerni – “Kanë një formë të jashtëzakonshme, janë kampionë të kampionatit dhe po përjetojnë një moment të shkëlqyer, por edhe ne jemi një ekip në nivelin e tyre. Mendoj se është një sfidë që do të përcaktohet nga vogëlsirat”.

Varësia nga Messi –
“Nuk më bezdis të thuhet se ka një varësi të Barcelonës nga Messi. Ne jemi shumë të kënaqur që e kemi përkrah dhe siç e kam thënë me dhjetëra herë, është me të vërtetë më i miri në botë, por të gjithë e kanë të qartë që futbolli është një sport kolektiv dhe pa pasur mbështetjen e ekipit nuk mund të fitosh”.

Mourinho –
“Nuk më pëlqen të flas për këtë sepse duket sikur po kërkoj provokime, por nuk mendoj se ai ka sjellë ndonjë revolucion në futboll. Thënë këtë unë e respektoj shumë, qëndroi tre vjet këtu dhe kam pasur gjithmonë një marrëdhënie të shkëlqyer me të”.

Casillas –
“Mendoj se situata e tij është e padrejtë. Më vjen keq kur e shoh në stol, nuk e meriton. A do të më pëlqente ta shihja tek Barcelona? Iker nuk do të vinte kurrë, është shumë madrilen për ta bërë këtë. Nëse do të ndodhte, do t’i jepja mirëseardhjen, por nuk ka për të ndodhur, jam i sigurt”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA