Valdes, tek Barça edhe një sezon më shumë

19/04/2013 12:30

Pas më shumë se një dekade suksessesh tek Barcelona, Victor Valdes ka vendosur që të largohet nga “Camp Nou”, për të provuar një eksperiencë të re në karrierën e tij.

Megjithatë, disa muaj pasi ka shprehur dëshirën për t’u larguar, ëndrra e 31-vjeçarit mund të qëndrojë “në sirtar” edhe një vit më shumë.

Në këto muaj që prej refuzimit të firmosjes së rinovimit të kontratës, Barçës nuk i ka mbërritur asnjë ofertë për kartonin e Valdes.

Aktualisht, ai ka një kontratë deri në vitin 2014 dhe paga e lartë, bashkuar me pretendimin ekonomik të Barcelonës për prishjen e kontratës, duket se ka frenuar shumë të interesuar të mundshëm.

Në këto kushte, Valdes mund të detyrohet të qëndrojë edhe një sezon më shumë në “Camp Nou”, deri në përfundimin e kontratës së tij, për t’u larguar me parametra zero.

31-vjeçari ka pranuar se do t’i pëlqente që të provonte mbi të gjitha një eksperiencë në Premier League, por asnjë prej skuadrave të mëdha nuk ka ndërmend t’i ofrojë një kontratë dhe në këto kushte, e ardhmja e tij duket vërtet e paqartë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA