Policia bastis pronat e vëllait të ish-kryeministrit Milo Gjukanoviçit, në qendër të Podgoricës Serbia shpreson që do të ketë një marrëveshje me Kosovën deri të hënën.
Ndërsa në mediat serbe, zëvendëskryeministri Aleksandar Vuçiç, ka thënë
se vendi i tij i ka marre te gjitha ato qe kishte kërkuar më parë.
Ish-presidenti serb, Boris Tadiç, theksoi se duhet të gjendet një zgjidhje pasi pa hequr problemin e Kosovës shoqëria nuk mund të ece perpara. “Shpresoj që marrëveshja të jetë e tillë që të mos sjell kriza të reja, por edhe të mos shkaktoje tensione dhe cenim të proceseve demokratike në Serbi, të cilat janë parakusht për të qenë anëtare e BE-së“, ka thënë Tadiç.
Oliver Ivanovic, një nga liderët e serbëve të veriut, u shpreh se beson tek marrëveshja. Delegacioni serb pas analizës në presidencën serbe që i kanë bërë takimeve të mëhershme në Bruksel kanë thënë se nuk do të pranojnë ndryshimet në pikën 14 dhe 9 të marrëveshjes 15 pikëshe. Serbia nuk pranon integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe kushtin për polici siç e kërkon Kosova.
Top Channel