Raikkonen, i pari në provat e lira

19/04/2013 15:20

Kimi Raikkonen ka qenë piloti më i shpejtë në sesionin e dytë të provave të lira të Cmimit të Madh të Bahreinit. Piloti i Lotus ka regjistruar kohën 1’34’’154 me gomat e buta edhe pse doli gjerë nga kthesa e fundit.

Ky është një sinjal i qartë se në provat zyrtare të së shtunës (ora13:00 me orën shqiptare) finlandezi do të jetë një nga favoritët kryesorë për pole-position.

Në vend të dytë dhe të tretë u renditën pilotët e Red Bull: Mark Webber dhe Sebastian Vettel. Në vend të katërt Fernando Alonso me Ferari, i ndjekur nga Paul Di Resta me Force India dhe nga shoku i skuadrës, Felipe Massa, i cili në sesionin e parë kishte regjistruar kohën më të shpejtë.

Një ditë e keqe për Mercedes. Nico Rosberg përfundoi në vendin e tetë, ndërsa Lewis Hamilton në të dhjetin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA